Connect with us

Lajme

Rama pasi organizatori i protestave përmendi “grupe serbe e greke të inflirtuara”: Të gjithë do dalin

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama pretendon se grupe serbe dhe greke qëndrojnë prapa protestave në Tiranë kundër qeverisë së tij.

Ai publikoi një titull ku njëri prej organizatorëve të protestave ka thënë se ka “grupe serbe dhe greke të inflirtuara në protestë” dhe se do t’i nxjerrin ata me emra.

“Ouuu….. Po ky vetë?! Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

Një nga nismëtarët e protestave në Tiranë, Arben Kola ka deklaruar në News24 se ka grupe të infiltruara që sipas tij po tentojnë ta dëmtojnë lëvizjen dhe t’i japin asaj prapavija fetare apo kombëtare.

“Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vazhdim do i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do e zhbëjnë dot. Ky është vullnet i shqiptarëve”, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement

Trending