Lajme
Rizvanolli: KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë euro thëngjill në Maqedoninë e Veriut
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do të eksportojë thëngjill në Maqedoninë e Veriut, në një kontratë që përfshin periudhën trevjeçare.
Sipas Rizvanollit, vlera e eksportit mund të arrijë deri në 73.2 milionë euro. Për herë të parë, kontrata është lidhur drejtpërdrejt mes dy kompanive publike, KEK dhe ESM, pa ndërmjetësues.
Njoftimi i saj i plotë:
Përgjatë 3 viteve, KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë Euro thëngjill në Maqedoni të Veriut.
Për herë të parë, kontrata është bërë mes dy kompanive publike, KEK dhe ESM.
Çmimi prej 24.4 Euro për ton, pa TVSH, është shumëfish më i favorshëm për KEK në krahasim me kontratat e kaluara që bëheshin përmes ndërmjetësuesve. Për shembull, herën e fundit që Kosova ka eksportuar në Maqedoni të Veriut, KEK e ka shitur thëngjillin në një tender të jashtëligjshëm me çmim prej vetëm 8 Euro, duke përfshirë tantiemën prej 3 Euro dhe TVSh-në prej 18%.
Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë nuk ndikohet në asnjë mënyrë nga kjo kontratë, duke qenë se ESM është përgjegjëse për eskavimin dhe transportin e thëngjillit që do ta blejë.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit