Showbiz
Roela dhe Vedati në pritje të fëmijës së dytë
Një lajm i ëmbël vjen nga çifti i njohur Vedat Sulemani dhe Roela Meka.
Përmes një postimi mjaft emocionues në rrjetet sociale, dyshja ka zbuluar se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Çifti ka ndarë një video mjaft të veçantë me fansat e tyre, kur Roela i tregon Vedatit testin pozitiv të shtatzënisë.
Edhe pse ata vendosën të bëjnë sërish një video të momentit kur Roela i tregon lajmin e ëmbël Vedatit, ish-konkurrentja e Për’puthen ka zbuluar një detaj mjaft interesant.
Ajo është shprehur se në fakt kanë plot 4 muaj që e kanë marrë vesh lajmin e bukur. Megjithatë, ata kishin zgjedhur ta shijonin këtë periudhë të parë në privatësi, përpara se të vendosnin ta ndanin këtë gëzim me të gjithë publikun përmes kësaj videoje.
Kujtojmë se Vedati dhe Roela u bënë prindër për herë të parë së bashku në nëntor të vitit të kaluar, kur erdhi në jetë vajza e tyre e vogël, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Siela. Tashmë, Siela e vogël po bëhet me një motër ose vëlla, duke e zgjeruar edhe më shumë familjen e tyre të bukur.
-
Showbiz4 weeks agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit