Showbiz
Ronela Hajati ngre zërin ndaj komenteve në rrjet
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka vendosur të mos heshtë përballë fenomenit të komenteve negative dhe gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale.
Përmes një postimi të ashpër në “Instastory”, ajo ka shprehur revoltën e saj të hapur ndaj nivelit ku ka rënë komunikimi virtual sot.
Ronela ka shkruar se i vjen turp nga ajo që lexon çdo ditë online, duke vënë theksin te fjalori dhe mendësia e përdorur, shpesh edhe nga njerëz me familje apo në moshë.
“Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash! Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur”, ka shkruar ajo me indinjatë.
Më tej, artistja ka shtuar se i vjen neveri kur sheh sulmet dhe shëmtinë që adresohet ndaj çdo personazhi publik në platformat sociale.
Në përfundim të reagimit të saj, ajo i ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë kësaj kategorie përdoruesish, duke u kërkuar t’i përqendrojnë energjitë te jeta e tyre:
“Të shfrytëzonit gjithë këtë kohë që merreni me këtë mllef, për të rregulluar punët tuaja, më mirë do ishte ky popull.”

-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother