Lajme
Rrugët të përgjakura: Pesë të vdekur brenda 4 ditëve, mbi 120 aksidente me të lënduar
Vetëm brenda katër ditëve të fundit, nga 20 deri më 23 korrik, rrugët e Kosovës janë përgjakur nga aksidentet e trafikut, duke lënë pas pesë viktima, dhjetëra të lënduar dhe qindra aksidente, transmeton IndeksOnline.
Rasti më i fundit u shënua sot (23 korrik), kur një grua humbi jetën në një aksident të rëndë në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, bilanci i katër ditëve është alarmues:
5 aksidente me fatalitet, ku humbën jetën 5 persona, 121 aksidente me të lënduar, 162 aksidente me dëme materiale ndërsa 7.123 tiketa trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.
Shifrat tregojnë se, pavarësisht kontrolleve të shtuara dhe mijëra gjobave të shqiptuara, aksidentet vazhdojnë të marrin jetë në rrugët e vendit.
Policia vazhdon t’u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të shmangin shpejtësinë e tepërt dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë ngasjes.
-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit