Connect with us

Lajme

Së shpejti nis prodhimi i municioneve, ministria hap konkurs për staf në Kompleksin e Jahocit

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës që do të angazhohet në Kompleksin për Prodhimin e Municioneve në Jahoc të Gjakovës.


Sipas njoftimit, konkursi përfshin pozita në fusha të ndryshme, përfshirë inxhinierinë, teknikën, prodhimin, mirëmbajtjen, kontrollin e cilësisë, sigurinë, logjistikën dhe fusha të tjera të nevojshme për funksionimin e kompleksit.

Afati për aplikim është nga 24 deri më 30 gusht 2026.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Advertisement

Trending