Showbiz
Selin Bollati për Gimbon: Kemi një marrëdhënie shumë të shëndetshme
Selin Bollati ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, me të cilin nisi romancën gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania 5”.
E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ajo tregoi se lidhja e tyre është ndërtuar mbi mirëkuptimin dhe nuk i ngjan marrëdhënieve tipike të brezit të tyre.
“Ne të dy nuk e kemi trajtuar kurrë marrëdhënien si dy të dashur në kuptimin klasik. Për fatin tonë të mirë, gëzojmë një marrëdhënie shumë të shëndetshme. E kemi thënë edhe më parë, edhe pse është keqinterpretuar nga publiku”, u shpreh Selin.
Ajo shtoi se mënyra se si e kanë ndërtuar lidhjen i dallon nga bashkëmoshatarët e tyre.
“Ne nuk i përkasim gjeneratës sonë për mënyrën se si e kemi ndërtuar marrëdhënien, sepse gjenerata jonë është shumë e komplikuar, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjet në çift. Por ne jemi mirë”, tha ajo.
Duke folur për bashkëjetesën, Selini e komentoi me humor partnerin e saj, duke thënë se deri më tani gjithçka po shkon mirë, megjithëse pranoi se DJ Gimbo nuk është natyrë shumë korrekte në përditshmëri.
Çifti tani është në çdo paraqitje bashkë, e në përkrahje të njëri-tjetrit.
-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz3 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit