Connect with us

Showbiz

Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe familjet strehuese

Çifti i njohur i showbizit, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, morën pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 1 Qershorit pranë familjeve strehuese dhe fëmijëve.

“Sot patëm nderin dhe kënaqësinë të kemi me ne @selinbollatii dhe @dj.gimb0 , të cilët iu bashkuan festës sonë dhe sollën edhe më shumë buzëqeshje, gëzim dhe energji pozitive për fëmijët”, thuhet në njoftim.

OFAP shprehu mirënjohje për praninë, kohën dhe mbështetjen e tyre.

“Momente si këto na kujtojnë se sa e rëndësishme është të bashkohemi për t’u dhuruar fëmijëve kujtime të bukura dhe plot dashuri”, thuhet më tej.

Në fund, organizatorët falënderuan të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj dite të veçantë.

Advertisement

Shiko edhe:

Advertisement

Trending