Showbiz
Selin kritikon Brikenën pas intervistës me Gretën: Minimalja për një moderatore është të studiosh televizionin
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Selin, ka reaguar lidhur me intervistën e moderatores Brikena Selmani me Gretën në emisionin “Top Arena”, duke kritikuar mënyrën e moderimit dhe disa nga pyetjet e drejtuara gjatë bisedës.
E ftuar në “Pushime on Top”, Selin u ndal te pyetja e Brikenës drejtuar Gretës, ku e pyeti nëse ish-banorët vazhdonin ende të flisnin për të edhe pas përfundimit të reality show-t.
Sipas Selinit, vetëvlerësimi është i rëndësishëm, por ai nuk duhet ta çojë një person drejt bindjes se gjithçka rrotullohet rreth tij.
“Është në rregull kur e vetëvlerëson veten, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë”, u shpreh ajo.
Selin e cilësoi pyetjen e moderatores si të panevojshme dhe tha se do të kishte pritur një tjetër lloj përgjigjeje nga Greta.
“Çfarë nuk më ka ardhur mirë ishte një pyetje totalisht pa lidhje. Nëse Brikena do të më kishte pyetur mua, do t’i kisha dhënë përgjigjen”, tha Selin.
Ajo ngriti gjithashtu pikëpyetje lidhur me arsyen pse moderatorja zgjodhi ta pyeste Gretën për të, ndërkohë që kishte mundësinë që ta intervistonte drejtpërdrejt vetë.
Në fund, Selin kritikoi edhe përgatitjen e Brikenës në rolin e moderatores, duke theksuar se një figurë televizive duhet të studiojë dhe të marrë shembull nga profesionistët e kësaj fushe.
“Nëse aspiron të bëhesh moderatore, minimalja që duhet të bësh është të studiosh. Të studiosh figura që kanë vite në moderim, televizionin dhe rolin e gazetarit”, deklaroi Selin.
-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz3 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit