Showbiz
Selin nxjerr prapaskenat e “DJ” krah Gimbos
sh-fituesja e “Big Brother VIP” dhe balerina e njohur, Selin Bollati, ka vendosur të vijë më pranë ndjekësve të saj përmes një formati krejtësisht të ri.
Ajo ka publikuar vlogun e saj të parë në kanalin zyrtar në YouTube, të titulluar “#01 Hey YouTube , it’s Selin !!! | DJ BTS”, duke u dhënë fansave një biletë ekskluzive në prapaskenat e projektit të saj më të fundit me Gimbon.
Në këtë video, Selin ka dokumentuar çdo detaj nga xhirimet e videoklipit të remix-it të hitit “DJ”, në bashkëpunim me DJ Gimbo, ku ajo vjen si protagoniste kryesore.
Përtej punës intensive dhe profesionalizmit në sheshxhirim, ajo që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve është kimia e padiskutueshme mes dyshes.
Në vlog, balerina dhe DJ Gimbo shihen më pranë se kurrë: të qeshur si gjithmonë, plot energji, duke kërcyer dhe duke shijuar çdo moment lumturie pranë njëri-tjetrit gjatë xhirimeve të skenave të tyre të përbashkëta.
Kjo harmoni perfekte ka nxitur menjëherë reagime të shumta pozitive nga ndjekësit.
“Edhe në një film s’besoj se dy personazhet kryesorë do ishin kaq perfektë me këtë kimi dhe bukuri që keni ju,” ka komentuar një prej fansave, duke përmbledhur më së miri atë që ndjeu çdo shikues sapo pa videon.
Ky vlog i saj në YouTube na tregoi detajet më të ëmbla që nuk u panë në videoklip./Artistëtshqiptarë.
-
Showbiz1 month agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit