Showbiz
Selvija prek me postimin për ditëlindje: “Shpat, sot është ditëlindja ime… por pa ty, kjo ditë nuk është më si dikur”
Selvija ka ndarë një postim tejet emocional në ditëlindjen e saj, duke kujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë, Shpat Kasapin.
Përmes fjalëve prekëse, ajo ka treguar se mungesa e tij ndihet edhe më shumë në një ditë që dikur ai dinte ta kthente në festë, shkruan artistët shqiptarë.
“Sado angazhime të kishe, sado momente të vështira të kishim kaluar, edhe kur jeta na sfidonte aq shumë, ti prapë nuk e harroje këtë ditë. Ti dije si ta bëje ditën time festë. Dije si të më bëje të ndihem e veçantë”, shkruan Selvija.
Ajo rrëfen se gjatë gjithë ditës ka pritur që Shpati të shfaqej, duke shpresuar për një moment se gjithçka mund të ishte vetëm një “shaka e hidhur”.
“E sot, gjithë ditën kam pritur të vish… Të hapet dera e të më thuash: ‘Surprizë, Selvooo… ishte thjesht një shaka e hidhur.’ Po ti nuk erdhe”, shkruan ajo.
Selvia shprehet se ende e ka të vështirë ta pranojë mungesën e tij dhe se, pavarësisht se mund të duket e fortë përpara të tjerëve, brenda vetes përjeton një dhimbje të madhe.
“Sot të gjithë mund të më shohin të fortë. Të rregulluar. Të buzëqeshur. Të ‘prezantueshme’. Por askush nuk e di sa shumë jam duke vdekur përbrenda çdo ditë”, rrëfen ajo.
Në fund, Selvia e përmbyll dedikimin me një mesazh të dhimbshëm për mikun e saj:
“Sot është ditëlindja ime, Shpat… Por pa ty, kjo ditë nuk është më si dikur. Më mungon më shumë se çdo fjalë që mund të shkruaj.”/Artisëtshqiptarë.

-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit