Connect with us

Showbiz

Selvija tregon se çfarë do të ndodhë me muzikën e Shpatit, dhe me këngët që nuk arriti t’i publikojë

Mungesa e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi vazhdon të ndihet thellë nga familja, miqtë dhe admiruesit e muzikës së tij.

Një postim i fundit i bashkëshortes së tij, Selvija Kasapi, i ka emocionuar ndjekësit në rrjetet e saj sociale. Ajo ka bërë të ditur se këngëtari kishte lënë disa projekte pa i publikuar, të cilat tani do të publikohen si një homazh për jetën dhe vepren e tij.

Mes emocioneve dhe mallëngjimit, Selvija njoftoi publikimin e këngës së re “NANA”, një këngë që trajton mallin e emigrantit për nënën dhe vendlindjen. Selvija tregoi se kjo këngë mer edhe më shumë kuptim pas humbjes së Shpatit.

“Ah Shpat… Të qanë të gjitha nënat shqiptare, dhe sot po i lë botës një këngë që flet për mallin e një djali në gurbet, që ëndërron ditën kur do të kthehet e do ta gjejë nënën duke e pritur”, shkroi ajo.

Në fund të dedikimit, Selvija theksoi se e konsideron detyrë morale dhe shpirtërore, që të i përfundoj projektet e tij.

Advertisement

Kënga “NANA” pritet të publikohet së shpejti në YouTube, duke sjellë për fansat një tjetër copëz nga trashëgimia artistike që Shpat Kasapi la pas.

Advertisement

Trending