Connect with us

Showbiz

Sezona e verës ka nisur fuqishëm këtë të hënë në “Gate Club” në Prishtinë.

Noizy ishte artisti që bëri hapjen e sezonës, i cili performoi për dy netë radhazi dhe publiku zgjodhi pikërisht atë clubin më të pëlqyer në Prishtinë për t’u argëtuar.

Radhët jashtë për t’u futur brenda ishin të gjata për të dy netët dhe kjo e bën Noizyn dhe Gate Club të thyejnë rekord në jetën e natës në kryeqytet.

Prishtina siç e dimë ështe goxha sfiduese për artistët por Noizy ia doli.

Hitet e reperit dhe shërbimet e mirëpritja për klientët në Gate, janë arsyeja që ata që ishin të pranishëm do t’i mbajnë mend gjatë këto netë.

Gate Club është bërë tash e disa vite vendi më i pëlqyer për të gjithë ata që zgjedhin të dalin në club në Prishtinë.

Advertisement

Sezona verore tashmë ka filluar, ku çdo natë deri në fund të Gushtit, Gate Club sjell emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe jo vetëm.

Cilin artist dëshironi ta shihni ju në Gate?

Advertisement

Trending