Showbiz
“A je shtatzënë?” – Kiara Tito sqaron si qëndron e vërteta
Prej disa ditësh, në rrjetet sociale kishin nisur aludimet e shumta se moderatorja e njohur Kiara Tito mund të jetë në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Shkak për këto dyshime u bë një fotografi e publikuar së fundmi nga çifti, ku Luizi shihej duke mbajtur dorën mbi barkun e saj.
Kjo pozë e ngrohtë mjaftoi që ndjekësit e shumtë të nxisnin pyetjet dhe urimet e para, duke ngritur hipotezat për një shtatzëni të mundshme.
Mirëpo, Kiara ka vendosur që t’u japë fund një herë e mirë të gjitha kërkesave dhe zërave që qarkullonin.
Përmes një opsioni “Ask Me a Question” të zhvilluar ditën e sotme në Instagram, ajo i ka kthyer përgjigje direkte pyetjes së një ndjekësi.
Në pyetjen këmbëngulëse: “A je shtatzënë? të lutem kthe përgjigje”, Kiara reagoi shkurt, qartë dhe prerë:
“JO! Nuk jam”, duke fshirë kështu çdo aludim të rrjetit.

Kujtojmë se Kiara dhe Luizi janë prindër të vajzës Luna Mari! /Artistëtshqiptarë.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit