Connect with us

Lajme

Shtrenjtohet nafta sërish, 2 centë më shumë se dje

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një tjetër rritje. Sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), për sot, 21 korrik 2026, nafta (dizeli) do të tregtohet deri në 1.66 euro-litri, që është 2 centë më shumë krahasuar me ditën e djeshme.

Ky është vazhdim i trendit të rritjes së çmimit të derivateve në ditët e fundit.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është caktuar në 1.47 euro-litri, ndërsa gazi në 0.60 euro-litri.

Advertisement

Trending