Showbiz
“Shumë mirënjohje”, Egli Tako flet për Olsi Bylykun
Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka folur hapur për fillimet e saj në muzikë dhe rrugëtimin artistik.
Gjatë intervistës, ajo u ndal veçanërisht te bashkëpunimi i saj i parë muzikor me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku, me të cilin ka qenë edhe në lidhje.
Egli theksoi se ai projekt mbetet shumë i veçantë për të dhe se do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje.
“Do flisja përgjithmonë me shumë mirënjohje dhe kënaqësi për këtë material muzikor, pasi ka qenë materiali i parë”, u shpreh ajo.
“Të gjithë artistët e dinë se jo çdo material që lansojnë arrin të prekë një masë të madhe të popullit”, shtoi Egli.
“Ky ka qenë materiali im i parë që arriti të prekë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, kudo që ishin”, theksoi artistja mes tjerash.
Egli nënvizoi se ndjen vetëm mirënjohje për atë bashkëpunim dhe për artistin me të cilin e realizoi projektin, duke ruajtur një qasje profesionale pavarësisht historisë së tyre personale./Artistëtshqiptarë.
-
Showbiz2 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 weeks agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz2 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz1 month agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 days agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz2 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother