Artistet Shqiptare
Si qëndron raporti me Gjestin? Flet Selin
Mbrëmjen e kaluar, e ftuar në emisionin “Top Arena” ishte Selin Bollati.
Gjatë emisionit, ajo është vënë përballë pyetjeve të Brikenës, gjysmëfinalistes së BBVA, e cila nuk ka ngurruar ta ngacmojë rreth aludimeve të shumta që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale mbi një krisje të mundshme mes tyre.
Pas aludimeve në rrjet, Brikena e ka pyetur drejtpërdrejt Selinin se përse ajo dhe Gjesti nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe nëse ka ndonjë hatërmbetje apo diçka më tepër mes palëve.
Selin ka vendosur t’i sqarojë një herë e mirë këto zëra, duke treguar se e vërteta është krejtësisht ndryshe nga ajo që mendon publiku.
Ajo ka theksuar se mes tyre nuk ka ndodhur asnjë sherr dhe se raporti i tyre bazohet mbi të gjitha te respekti reciprok në jetën reale.
“E vërteta është që unë dhe Gjesti kurrë s’kemi qenë ‘follow’ në Instagram dhe nuk mendoj që respektin mes dy palëve mund ta bëjë një ‘follow’ në Instagram,” u shpreh Selini në studio.
Më tej, partnerja e DJ Gimbo-s shpjegoi se bashkëpunimi dhe marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë e shkëlqyer kur bëhet fjala për punën dhe projektet muzikore, pavarësisht asaj që duket në rrjetet sociale.
“E rëndësishme është që kur kam qenë prezente në projektet e djemve, Gimbos dhe Gjestit, respekti ka qenë gjithmonë maksimal dhe njerëzit nuk e dinë çfarë ndodh mbas kuintave.
Ajo që shikojnë është që s’jemi ‘follow’ në Instagram, por skemi qenë kurrë dhe s’ka ndodh asgjë që t’i heqim ‘follow’ njëri-tjetrit,” përfundoi ajo, duke shuar çdo dyshim për ndonjë konflikt të mundshëm.
-
Showbiz2 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 weeks agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz2 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz2 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 weeks agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz2 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother