Lajme
Sveçla në gjykatë për gazin lotsjellës: Veprimet tona ishin politike, marrëveshja për demarkacionin ishte gabim
- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në fjalën e tij përfundimtare në rastin e gazit lotsjellës, ka thënë se veprimet e ndërmarra atëkohë kanë qenë politike dhe se kundërshtimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi ishte gabim.
- Sveçla ka deklaruar se ajo marrëveshje ishte e gabuar atëherë dhe, sipas tij, mbetet e tillë edhe sot.
- Ai ka thënë se tash, në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme, po përballet me kërkesa nga qytetarët e zonave që, sipas tij, kanë pësuar pasoja nga demarkacioni.
- “Veprimet e atëhershme kanë qenë politike. E kemi kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin. Ishte gabim atëherë dhe është gabim edhe sot”, ka thënë Sveçla.
- Ai ka shtuar se qytetarët nga ajo zonë tash i drejtohen atij për ndihmë për shkak të vështirësive me të cilat përballen.
- “Unë sot, si ministër i Punëve të Brendshme, qytetarët e asaj zone që kanë pësuar nga demarkacioni më kërkojnë ndihmë për shkak të vështirësive që kanë”, ka deklaruar Sveçla.
- Sveçla ka kritikuar edhe Prokurorinë për, siç ka thënë, mosndërmarrjen e veprimeve lidhur me çështjen e demarkacionit.
- Ndërkohë, avokati i Sveçlës ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë, duke thënë se gjatë procesit gjyqësor nuk është vërtetuar ajo që pretendohet në aktakuzë.
- Nga ana tjetër, prokurori i shtetit ka kërkuar dënimin e Sveçlës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
- Gjatë leximit të dispozitivit, prokuroria ka bërë të ditur se heq dorë nga akuza për veprën penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, për shkak të parashkrimit të kësaj vepre.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother