Lajme
Tahiri: Aleanca s’do hise në qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se pozicioni publik i Aleancës është se s’duan që të jenë pjesë e qeverisë dhe as të marrin kurrfarë pozite.
Ai ka thënë se nëse plotësohen kërkesat e Aleancës, kjo nënkupton përkrahje të kësaj partie për konstituimin e institucioneve të reja, shkruan Expressi.
“Jemi të vetmit që kemi një pozicion publik në raport me konstituimin. S’duam të jemi pjesë e qeverisë, s’të marrim as hise, as privilegj, asnjë pozitë në qeveri. Mirëpo ne njohim rrezikun që Kosova të përfundojë nga një cikël zgjedhor, në një cikël tjetër. E shohim si rrezik të shtetesisë së Kosovës. Ne kemi thënë, s’duam zgjedhje, por me i konstitu institucionet, ne kemi gjashtë pika. Ato s’lidhen me Aleancën. Ndërlidhen me Kosovën”, ka thënë Tahiri.
“Nëse s’merren parasysh kërkesat tona, ne s’bëhemi vegël. Ne u bëmë parti e respektuar, prej një partie që s’ftohej në takime”, ka shtuar ai.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother