Showbiz
Thyhet rekordi në Kaliforni, mbi 1000 persona vishen si Marilyn Monroe në 100-vjetorin e saj
Në Palm Springs të Kalifornisë është shënuar një rekord i ri botëror, pasi më shumë se 1000 persona u mblodhën të veshur si Marilyn Monroe për të festuar 100-vjetorin e lindjes së ikonës së Hollivudit.
Pjesëmarrësit, të veshur me fustanin e bardhë karakteristik dhe paruke bionde, krijuan një skenë simbolike në nder të një prej figurave më të njohura të historisë së kinemasë amerikane.
Sipas organizatorëve, ky aktivitet përfaqëson një homazh të veçantë për trashëgiminë artistike dhe ndikimin kulturor të Marilyn Monroe, e cila vazhdon të mbetet një ikonë globale edhe dekada pas vdekjes së saj.
Ngjarja ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si tubimi më i madh i njerëzve të veshur si aktorja legjendare, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 254 pjesëmarrësish të vendosur në Australi në vitin 2020.
Gjatë eventit u zhvilluan aktivitete të ndryshme, muzikë dhe sesione fotografike, ku pjesëmarrësit rikrijuan stilin që e bëri Marilyn Monroe një simbol të përjetshëm të Hollywood-it.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz3 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit