Connect with us

Lajme

Tragjedi në “Veternik”: Një 49-vjeçar bie nga lartësia dhe humb jetën

 

Një 49-vjeçar ka humbur jetën të hënën në lagjen “Veternik” të Prishtinës, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.


Rasti është raportuar rreth orës 10:00, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, 49-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda nga të cilat nuk ka arritur të mbijetonte. Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia, në bashkëpunim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan te ngjarja tragjike.

Advertisement

Trending