Showbiz
Ueda dhe Arlindi japin lajmin e ëmbël, çifti së shpejti prindër për herë të dytë
Ueda dhe Arlind Gashi, çifti fitues dhe shumë i dashur për publikun nga “Love Island Albania 1”, kanë ndarë me ndjekësit e tyre një lajm shumë të veçantë.
Përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ata kanë zbuluar se familja e tyre do të zgjerohet sërish.
Në postimin e publikuara, Ueda shfaqet së bashku me Arlindin dhe vajzën e tyre të vogël, Amea, ndërsa ajo mban në dorë ekon e bebit.
Ueda ka shkruar: “Edhe një herë! Nga 3 do të bëhemi 4!”, duke konfirmuar kështu pritjen e ëmbël.
Çifti tashmë janë prindër të një vajze, Amea, e cila është 2 vjeçe.
Tashmë, familja po përgatitet të mirëpresë edhe anëtarin e saj të dytë.
Lajmi ka marrë menjëherë urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe personazhe të njohur, të cilët kanë vërshuar komentet me mesazhe të ëmbla për çiftin.
Ueda dhe Arlindi vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të komentuar që nga eksperienca e tyre në “Love Island Albania”, ndërsa tani po jetojnë një tjetër kapitull të rëndësishëm në jetën e tyre familjare.
Urime çiftit për bekimin e ri dhe familjes së tyre për ardhjen e anëtarit të katërt!/Artistëtshqiptarë.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit