Lajme
Ujësjellësi zbulon numër të madh lidhjesh ilegale në zemër të Prishtinës – tejkalojnë ato legale
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë evidentuar një numër i madh i lidhjeve ilegale të ujit në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Përmes një njoftimi, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se numri i lidhjeve ilegale të evidentuara ka qenë më i madh sesa ai i lidhjeve legale.
“Gjatë gjithë ditës së sotme janë evidentuar më shumë lidhje ilegale sesa lidhje legale. Kjo është e papranueshme”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Ujësjellësi ka theksuar se lidhjet e paautorizuara përbëjnë shkelje dhe ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe në konsumatorët që i respektojnë rregullat.
Kompania nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me masat që do të merren ndaj personave përgjegjës për këto lidhje ilegale.
-
Showbiz6 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz5 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz6 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz6 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz6 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz6 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz6 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit