Showbiz
Vali reagon fort i zhgënjyer nga drejtësia
TikTokeri Rasim Avdyli ka publikuar së fundmi në rrjetin e tij social Instagram një pjesë nga një telefonatë me video (videocall) të zhvilluar me personazhin e njohur, Vali Corleone.
Në këto pamje, Vali shihet dukshëm i mërzitur dhe i tronditur nga situata e tij e fundit familjare.
Shkaku i kësaj gjendjeje emocionale lidhet direkt me partneren e tij, TikTokeren e njohur Anita Corleone, e cila gjendet prapa grilave.
Gjatë bisedës, Rasimi e pyet me shaka e keqardhje: “O Vali, a po qan qeni për Anitën?”, duke iu referuar kafshës shtëpiake që e shoqëronte Valin në ato momente.
Vali nuk ka hezituar të përgjigjet, duke treguar se sa e rëndë është situata edhe për kafshën e tyre:
“Po, edhe qeni Safari Corleone po qan për Anitën, ky mundet me dek prej mërzisë”.
Më tej, i revoltuar nga vendimi i fundit i drejtësisë, Vali deklaroi se sot kishte pritur lirimin e saj, por kjo nuk ndodhi.
I zhgënjyer nga seanca gjyqësore ku Anitës iu refuzua lirimi, ai shprehi revoltën e tij të hapur duke thënë se është aq i mërzitur sa “s’ka mbetur tjetër veç me kall krejt”.
Biseda u përmbyll me një mesazh mbështetës nga Rasim Avdyli, i cili i urooi Anitës lirim sa më të shpejtë nga burgu, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin procedurat e mëtejshme gjyqësore për këtë rast./Artistëtshqiptarë.
-
Showbiz2 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 weeks agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz2 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz2 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 weeks agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz2 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother