Lajme
Vrasje në tentativë në Skenderaj, kapet i dyshuari që ndodhej në arrati
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”, lidhur me një rast që kishte ndodhur më 31 korrik në Skenderaj.
Sipas njoftimit të policisë, hetuesit, pas veprimeve intensive hetimore, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin për përfshirje në këtë rast.
Si pasojë e incidentit, një burrë ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Gjatë veprimeve hetimore është realizuar edhe një bastisje, ku policia ka sekuestruar një armë zjarri në cilësinë e provës materiale.
“Rr. Fatmir Dibra, Skenderaj 31.07.2026 – 23:25. Lidhur me rastin është raportuar se me 01.08.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, te vëllai i të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë -pistoletë që dyshohet se është përdorur në rast.”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother