Showbiz
Yll Limani dhe Rina Balaj publikojnë bashkëpunimin e ri muzikor “Pa ty”
Yll Limani dhe Rina Balaj kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Pa ty”.
Dy artistët e njohur kanë bashkuar forcat në një këngë që sjell një kombinim të stilit të tyre unik.
“Pa ty” është publikuar e shoqëruar me një videoklip, i cili plotëson atmosferën e këngës me pamje moderne dhe një estetikë të kuruar.

Projekti vjen në frymën artistike që karakterizon si Yll Limanin, ashtu edhe Rinën.
Teksti i këngës është shkruar nga Tonic & Denk në bashkëpunim me Yll Limanin.

Për anën muzikore të projektit janë kujdesur Fatjon Miftari dhe Leon Hajdari, të cilët kanë realizuar ‘beat’-in.
Që në momentin e lansimit, kjo këngë ka zgjuar interesim të madh në mesin e fansave të dy artistëve.
Bashkëpunimi i shumëpritur është pritur pozitivisht në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar komentet dhe reagimet e shumta.
-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit