Lajme
Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave për terapitë e pacientëve me kancer, duke thënë se qindra pacientë po detyrohen t’i blejnë ato me paratë e tyre.
Përmes një postimi, Zemaj ka kritikuar menaxhimin e furnizimit me barna, duke theksuar se për këtë qëllim janë ndarë miliona euro përmes procedurave tenderuese.
“Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat për terapi, në mungesë të tyre, edhe pse për furnizim me barna janë dhënë miliona euro përmes tenderëve”, ka shkruar Zemaj.
Ai ka akuzuar pushtetin për krijimin e, siç e quajti, një monopoli në sektorin farmaceutik, nga i cili sipas tij përfitojnë kompani të caktuara.
Zemaj ka pretenduar gjithashtu se këto kompani janë të lidhura me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ka kritikuar mungesën e barnave për pacientët.
“E kemi thënë vazhdimisht se ka para më shumë, por ka monopol të madhë, nga i cili ka fitime të mëdha për kompani të veçanta farmaceutike të lidhura me pushtetin, direkt me udhëheqës në MSh, e ish vartës të këtij sektori jetik, ndërsa për pacientët ka shumë më pak barna dhe, sigurisht, kjo është barrë e rëndë për familjet e tyre e gjepin e varfër të qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar ai.
Zemaj e ka lidhur këtë çështje edhe me situatën politike në vend, duke pretenduar se shumica parlamentare nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit, pasi, sipas tij, nuk dëshiron mbikëqyrje dhe llogaridhënie për mënyrën se si menaxhohen fondet dhe shërbimet publike.
-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit